Vdekja e 65-vjeçarit në fabrikën e kromit në Bulqizë, prangoset drejtori dhe dy punëtorë

1 Minuta Lexim

Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në fabrikën e pasurimit të kromit në Bulqizë, ku humbi jetën një 65-vjeçar.

 

Për pasojë, uniformat blu kanë arrestuar drejtuesin e aktivitetet të Fabrikës së Pasurimit të Kromit, si dhe dy punëtorë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” “Moskallzim Krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

 

Policia sqaron se viktima ka qenë duke punuar në zonën e grumbullimit të ujrave kulluese të fabrikës, së bashku me shtetasit Rr. K., dhe A . A., të cilët po qëndronin sipër një varke të improvizuar dhe gjatë lëvizjes me të, kanë humbur ekuilibrin duke rënë në ujë, ku si pasojë shtetasi M. K., ka humbur jetën, dhe pas ngjarjes trupin e viktimës  e kanë dërguar në banesë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull