Nga Kurt VOLKER-
Presidenti rus Vladimir Putin, është i angazhuar në një përshkallëzim të shumëfishtëkërcënimesh ndaj Evropës. Por skemat e tij mund të mposhten. Duke shfrytëzuar atë që ai e gjykon si një pozicion strategjik superior përballë tërheqjes, fragmentimit dhe dobësisë së SHBA-së në Evropë, Putin sheh një shans të mirë për të bërë korrur përfitime thelbësore, në atë që Rusia e konsideron sferën e saj të ndikimit në Evropën Lindore.
Përballë kësaj morie sfidash për autoritetin dhe kohezionin e tij, Perëndimi nuk ka në faktzgjidhje tjetër, përveçse të qëndrojë i palëkundur përballë agresionit rus. Kërcënimet e Moskës janë serioze, dhe mund të sinjalizojnë një dimër me jo pak vështirësi të shkaktuara nga Rusia, dhe të një shkalle që Evropa nuk i ka përjetuar për dekada.
Ekzistojnë të paktën 5 kërcënime të menjëhershme. Kështu Rusia po redukton enkas furnizimet me gaz të Evropës përpara dimrit, duke u bërë të qartë kundërshtarëve të mundshëm, se masat për ta frenuar atë, vënë në rrezik ngrohjen në shtëpitë e qytetarëveevropianë.
Pastaj është përdorimi nga Bjellorusia i emigrantëve si një armë kundër Bashkimit Evropian, grumbullimi i trupave dhe armëve të rënda pranë kufirit me Ukrainën, sidomos në veri të Kievit, Krime dhe Donbas.
Jo më pak shqetësues është edhe kërcënimi me një konflikt të ri në Ballkan përmes nxitjes së nacionalizmit serb, përfshirë lëvizjet drejt një shpërbërjeje të mundshme të BosnjeHercegovinës, dhe sfidat ndaj pavarësisë së Malit të Zi.
Kërcënimi i fundit është promovimi i platformës 3+3 në Kaukazin Jugor (Rusia, Irani, Turqia, Armenia, Azerbajxhani dhe Gjeorgjia), për të zëvendësuar ndikimin e SHBA-së dhe Partneritetin Lindor të BE-së. Lëvizjet e fundit ndjekin trajektoren armiqësore ruse, që ka përfshirë ndërhyrje në politikën e brendshme të Perëndimit, keqinformimin, vrasjet, sabotazhin, ryshfetet, dhe mjete të tjera që synojnë të dobësojnë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.
Kërcënimi më emergjent është ai ndaj Ukrainës. Rusia ka vendosur forcat gati për një sulm të ri ushtarak, që mund të nisë së shpejti. Në një ese të publikuar pak muaj në parë, Putin vuri nëpikëpyetje legjitimitetin e Ukrainës si një shtet i pavarur, dhe e justifikoi agresionin e vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainën Lindore.
Putin i ka akuzuar si “rusofobike” autoritetet ukrainase, dhe për përdorimin e “ish–territoreve sovjetike” për të kërcënuar Rusinë. Ndërkohë Rusia, ka vënë de fakto nën kontroll Bjellorusinë, gjë që do të thotë se Putin është tashmë në gjendje që ta kërcënojë Ukrainën nga veriu dhe lindja.
Grumbullimi i madh ushtarak i Rusisë, është i treti këtë vit. I pari ndodhi në prill, kur u grumbulluan mbi 100.000 trupa dhe pajisjet e tyre pranë kufirit. E dyta ishte me rastin e stërvitjes “Zapad-21”; dhe i treti është grumbullimi aktual, i paparalajmëruar dhe i pashpjeguar i forcave dhe pajisjeve rreth Ukrainës, dhe në një numër edhe më të madh
sesa në prill. Por koha e këtyre lëvizjeve është një rastësi. 8 dhjetori i këtij viti shënon 30-vjetorin e rënies së Bashkimit Sovjetik, të cilën Putin e ka cilësuar si tragjedinë më të madhe të shekullit XX-të. Po ashtu ato ndodhin në kohën kur kancelarja Angela Merkel ia dorëzon pushtetin një qeverie të udhëhequr nga SPD në Gjermani, ndërsa Rusia synon të zhdukëpengesat e fundit për të vënë në punë gazsjellësin e ri “Nord Stream 2’.
Franca mban zgjedhjet presidenciale prillin e vitit që vjen. Presidenti Joe Biden i ka tërhequr trupat amerikane nga Afganistani, dhe ka dhënë shenja se dëshiron që ta bëjë këtë edhe nga Iraku dhe Siria, në një kohë që po dobësohet pozicioni i tij politik brenda SHBA-së.
Putin ka reaguar ndaj lëvizjeve të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy për të kundërshtuar ndikimin rus në Ukrainë, duke ndërprerë kontaktet zyrtare ukrainaso-ruse. Por të gjitha këto lëvizje, nuk do të thonë se Rusia është e vendosur në mënyrë të pakthyeshme për një pushtim të ri të Ukrainës. Përkundrazi, Putin po përgatit forcat dhe argumentimin e nevojshëm për t’i dhënë atij një opsion, i cili nuk do të ishte i realizueshëm, në rast se nuk do të ishin ndërmarrë këto hapa paraprakë.
Në fakt, shpjegimi më i mundshëm i ngjarjeve, është se Putini po kërkon lëshime dhe gjestetë de-përshkallëzimit të tensioneve nga Ukraina dhe Perëndimi, në këmbim të vendimit për të mos e pushtuar fqinjin e Rusisë. Por fakti që ai ka grumbulluar forcat e nevojshme,nënkupton se një përgjigje e fortë perëndimore është shumë thelbësore, për t’i treguar Kremlinit se një veprim i tillë do të ishte shumë i kushtueshëm për Rusinë.
Nën këtë sfond, administrata Biden dhe disa qeveri evropiane, kanë filluar që ta ngrenë zërin. Ndoshta në një përpjekje për të dëshmuar se Perëndimi nuk do të përsërisë mëdështimin e tij, për të parandaluar aneksimin e paligjshme të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, janë ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm.
Kështu Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr vëmendjen e publikut ndaj aktiviteteve agresive të Rusisë në një nivel të lartë politik dhe diplomatik. Ndërkohë SHBA-ja, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe të tjerët, kanë ritheksuar fuqishëm mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
Ndërkohë entet rregullatore gjermane, kanë bllokuar për të paktën 2 muaj certifikimin përfundimtar të gazsjellësit “Nord Stream 2”. Dhe në mënyrë të parashikueshme, pavarësisht veprimeve të saj haptazi agresive, Rusia ka deklaruar se nuk po kërcënon askënd, teksa e ka akuzuar SHBA-në dhe të tjerët, se janë duke u përshkallëzuar tensionet drejt një konflikti.
Por Perëndimi nuk duhet të stepet nga kjo retorikë agresive e Moskës. Përkundrazi, vetëm njëkundër-presion i qëndrueshëm dhe i fortë, do të sigurojë që Rusia të mos e përshkallëzojë më tej situatën. Masat shtesë për të kundër–presion të tillë mund të përfshijnë njoftimin e sanksioneve të reja nga SHBA dhe BE.
Por ashtu vendet perëndimore, duhet të kryejnë vizita të vazhdueshme të nivelit të lartë në Kiev nga zyrtarë kryesorë të politikës së jashtme dhe mbrojtjes, përfshirë vizitat në zonat e konfliktit në lindje të vendit. Nga ana tjetër SHBA-ja dhe aleatët e tjerë të NATO-s, duhet të rrisin nivelet dhe cilësinë e ndihmës dhe trajnimit të sigurisë për forcat ukrainase.
Ndërsa Perëndimi mendon opsionet e tij, ai duhet të ketë parasysh rolin strategjik që luan Ukraina mbi të ardhmen e Evropës. Anëtarët e BE-së mund të mendojnë se e ardhmja e kontinentit të tyre varet nga politika monetare, apo kancelari e ri i Gjermanisë, nga zgjedhjet franceze etj.
Por nga një këndvështrim tjetër, e ardhmja e Evropës do të përcaktohet nëse Rusia do të mbetet një fqinj armiqësor, apo nëse do të ndryshojë një ditë për t’u bërë një partnerekonstruktive. Duke pasur parasysh sistemin e krijuar nën presidentin Putin, e vetmja mënyrë se si Rusia mund të ndryshojë qëndrimin e saj aktual armiqësor, është nëse ndryshon vetë Rusia. Pra nëse populli rus është në gjendje të vendosë në krye një qeveri që pasqyron interesat e vendit, dhe jo ato të ish–elitës së KGB-së sovjetike.
Shënim: Kurt Volker, Përfaqësues Special i SHBA për Negociatat e Ukrainës në vitet 2017-2019, dhe ambasador i SHBA-së në NATO në vitet 2008-2009. / Center for European Policy Analysis- Bota.al