Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Shushica përmbyt tokat, shembet ura në Selenicë

1 Minuta Lexim

Reshjet me intensitet gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë që lumi Vjosë të rrisë ndjeshëm nivelin.

Në këto orë të para të ditës së shtunë, prurjet e shumta e  kanë rritur nivelin në 6.36  metra  vetëm për 90 minuta .

Situata pritet të përkeqësohet edhe për shkak të ngarkesës së reshjeve që kap e gjithë zona e jugut të vendit Përmet, Tepelenë dhe Gjirokastër, sipas konfirmimit nga Igjeum një ditë më parë.

Ndërkohë problemejanë evidentuar edhe në fshatin Llakatund të bashkisë Vlorë . Lumi i Shushicës ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur tokat bujqësore të këtij fshati.

Po kështu në fshatin Mesaplik të bashkisë Selenicë, është rrëzuar ura që lidh këtë fshat me zonën e lumit të Vlorës.

Kjo është e vetmja mundësi kontakti e rreth 300 banorëve të këtij fshati që mbetet kështu i  izoluar.Sipas shtabit të emergjencave të prefekturës së qarkut,situata është në monitorim.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull