Nën moton ‘Për një Parti Demokratike, më të hapur, më të fortë dhe më të bashkuar” Sali Berisha mbledh sot Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ditë e cila sipas tij do të shënojë rithemelimin e PD.
Vijon prej rreth një ore hyrja e delegatëve në brendësi të stadiumit ‘Air Albania’, si dhe simpatizantëve të PD-së. Ndonëse ishte përcaktuar që Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha të niste në orën 10:00, siç duket kjo nuk do të jetë e mundur, pasi po bëhet ende verifikimi i të gjithë personave që hyjnë në stadium.