Elbasan: – Moti i keq, përmbytje, mungesë energjie, rrshqitje dherash
Reshjet gjatë nates kanë përfshirë tërësisht qarkun e Elbasanit.Në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, ka patur reshje dëbore. Në akset rrugore nacionale ka patur rënie të dherave nga shpate malesh, që kanë kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Këto vështirësi janë ndjerë në rrugët Elbasan-Qafë- Thanë tek vendi i quajtur “ kthesat e Murrashit”, në rrugën Gramsh-Moglicë, po ashtu.
Në aksin Librazhd – Stëblevë kemi dëbora shënon 10 centimetra deri 20 centimetra, sidomos në segmentin Klenjë- Stëblevë. Prurjet e lumenjve e të përrenjëve kanë qenë mbi mesataren, fatmirësisht pa pasoja. Furnizimi me energji elektrike me problematika të vogla me ndërprerje tek fidrat 6 e 7 për fshatrat Rrajcë e Stravaj të Librazhdit.