Elbasan: Policia, takime për një brez pa drogë e alkool
Zhvillohet një takim sensibilizues, me nxënësit e shkollës së mesme “Mahir Domi”. Kjo, me qëllim edukimin e të rinjve për një brez pa drogë, pa duhan dhe pa alkool. Takimi në fjalë nga punonjësit e DVP Elbasan. Kjo, në kuadër të programit “Edukimi, ndërgjegjësimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë dhe substanca të tjera të rrezikshme”. Me këtë rast është zhvilluar një orë edukative me nxënësit e klasave të 10-ta të kësaj shkolle. Qëllimi, për ndërgjegjësimin e tyre për efektet negative që sjell në shëndet, përdorimi i duhanit, alkoolit dhe i substancave narkotike. Të pranishëm në këtë takim ishin specialistë të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan, NSPK të Komisariatit të Policisë Elbasan, psikologia dhe punonjës socialë të shkollës. Në kuadër të fushatës sensibilizuese “Edukimi, ndërgjegjësimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë dhe substanca të tjera të rrezikshme”, do të vijojnë një sërë aktivitetesh dhe takimesh nëpër gjimnaze të ndryshme në qytetin e Elbasanit.