Katastrofa natyrore/ Gramshi, 24 orë pa ujë të pijshëm, izolohen fshatra

1 Minuta Lexim

Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore ka sjellë probleme në bashkinë e Gramshit. Prej ditës së djeshme i gjithë qyteti është pa ujë të pijshëm, pasi eshte carë nje tub i linjes kryesore te ujit te pijshem. Mësohet se po punohet edhe nga ujesjellsi e Bashkia per rregullimin e defektit.

Më problematike konsiderohet situata në rrugët rurale. Prej motit është keputur edhe nje pjese e rruges qe lidh fshatrat Kerpicë dhe Sotir.

Në njësinë administrative Pishaj nga reshjet është shembur argjiratura e betonit dhe dëmtimi i urës këmbësore, që lidh fshatin Liras me pjesën tjetër të njësisë për pasojë ky fshat është momentalisht i izoluar.

Po ashtu në Gramsh vërehet Rrëshqitje dherash në fshatin Tervol.Rrugët e tjera që lidhin fshatrat me rrugën kryesore për momentin janë të kalueshme.

Ndërkohë në zonat e thella si Rovje ,Tunjë, Bratil janë bllokuar nga reshjet e debores, duke sjellë izolimin e tyre.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull