Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj janë çifti më i përfolur i momentin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Romanca e tyre nisi pikërisht aty dhe janë komentuar që në fillim nga publiku.
Fillimisht mes tyre u vu re një afrimitet me të qeshura dhe me prekje, më pas erdhi konfirmimi i pëlqimit nga të dy, duke u pasuar edhe nga puthja në dasmën e improvizuar jugore.
Por pas hyrjes së Romeos në shtëpinë e “Big Brother” për t’i bërë një surprizë Donaldit, por edhe banorëve të tjerë, fansat dhe vetë Beatrix vunë re një ndryshim në sjelljen e aktorit të humorit. U duk sikur Donaldi ishte larguar paksa nga këngëtarja, por mesa duket ata janë afruar prapë bashkë.
Në faqen zyrtare të BB VIP në “Instagram” është publikuar një video ku Donaldi shfaqet teksa i dhuron një “unazë” Beatrix. Ajo po qëndronte me disa nga banorët e tjerë në oborr, kur papritmas vjen Donaldi, i cili i dhuron unazën edhe 1 puthje në buzë.
“Ok. Nuk më pyeti fare. Më mori”, dëgjohet të thotë Beatrix, teksa Donaldi u largua menjëherë.