Nga Robert MARTIKO-
Edhe pse vend komunist, një Akademi Anonime në Kinë mori detyrën për të zbuluar sekretin se ku bazohen 500 vjet zhvillimi të pandalshëm të Perëndimit. Anëtarët morën detyrën dhe, pas gjashtë muajsh, kur u mblodhën, thanë se zhvillimi i Perëndimit i detyrohet armëve të tij të sofistikuara. Mirëpo, me sa duket, kjo përgjigje nuk i kënaqi dhe akademistët vendosën të mblidheshin pas gjashtë muajsh të tjera. Herën e dytë ata diskutuan se suksesi varet nga sistemi politik. Por përsëri akademistët kinezë nuk e konsideruan thelbësor këtë shpjegim. Vetëm herën e tretë, pas gjashtë muajsh të tjera, ranë dakord për shkakun e vërtetë të zhvillimit të Perëndimit.
Pikërisht për këtë sekret jetësor, oksigjen për shoqërinë, Rilindjen e saj Shpirtërore, jo teori në stratosferë, trajtoj te romani PËRJETËSI PA KOHË. Në Perëndim e njohin vetëm profesorë filozofie të specializuar për këtë temë. Madje edhe një shkrimtar dhe historian i dëgjuar si NIALL FERGUSON, sipas revistës TIME një nga 100 njerëzit më me rëndësi në botë, autor i librit “THE WEST AND THE REST”, e trajton ndryshimin përmes të dhënash, faktesh, gjërash reale, statistika. Nuk e shikon sekretin e vërtetë të ndryshimit në aspektin psikologjik, në trajtën se pas çdo ndodhie apo ngjarje historike në botë, fshihen shpirtrat e njerëzve që marrin pjesë në ngjarje. Për herë të parë këtë e bëj unë te romani artistik PËRJETËSI PA KOHË. Nëse dikush di që këtë temë e ka trajtuar një tjetër në botë, i lutem të më korrigjojë.