POPULLI I ABUZUAR!

1 Minuta Lexim

Nga Gazmend KAPLLANI-

Ka Shqiptarë qe besojnë qe George Soros kontrollon demokracinë me te fuqishme ne bote, SHBA-ne dhe u jep urdhra ke të shpallin “non grata” në Shqipëri dhe nuk beson qe ish kryeministri i republikës me rrumpalle dhe te korruptuar në botë eshte vertet i korruptuar dhe si i tillë vleresohet si i padeshiruar ne SHBA. S’ka problem. Ne dikur besonim se ishim kopësht i lulezuar dhe gjithe Amerika vriste mendjen si të na pushtonte dhe të na merrte bunkeret dhe kooperativat e tipit të lartë.

Nuk besoj se gjendet në rruzullin tokësor një popull më i abuzuar si ky i yni që vazhdon të ndjekë dhe të flijohet për abuzuesit e tij, duke besuar se po ndëshkon dikë qe e keqtrajton dhe e mashtron me dorën e majtë duke zgjedhur dikë tjetër qe e keqtrajton dhe e mashtron me dorën e djathtë dhe anasjelltas. Kjo është tragjedia më e madhe e popullit tonë, të cilën e kemi paguar shtrenjtë dhe do vazhdojmë ndoshta ta paguajmë shtrenjtë. Si qytetar Amerikan me kombësi shqiptare e vetmja gjë që ndjej është trishtim, dhembje, keqardhje.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull