Çfarë mësimi nxjerrim nga zhvillimet dramatike në PD?

2 Minuta Lexim

Partia më e madhe e opozitës, PD, pati zhvillime dramatike gjatë 24 orëve të fundit: fillimisht një takim i thirrur nga ish kryerari Berisha dhe 4934 delegatë votoi me 4446 vota për shkarkimin e kryetarit Basha dhe stafit drejtues, si the thirrjen e një referendumi më 18 dhjetor për konfirmimin e vendimit. 24 orë më pas PD zyrtare mblodhi Këshillin Kombëtar ku morën pjesë 259 nga 479 anetarë dhe ku u vendos shkarkimi i 10 anëtarëve të kryesisë dhe i 11 kryetarëve të degëve.

Dy palët shkarkojnë njëra tjetrën dhe të dyja deklarojnë se vendimet e tyre janë legjitime! Zgjidhja? PD ka gjykatë të brendshme, por ajo tashmë është jashtë funksionit, pasi drejtuesve e saj ka mbajtur qartë pozicion publik në favor të një pale dhe mori pjesë me votë e debat në shkarkimet e djeshme në KK.

Ligji i partive politike është ende i paplotë dhe i paqartë lidhur me organizimin e legjitimitetin e strukturave të brendshme në partitë politike, si dhe mungojnë aktet nenligjore të funksionimit të demokracisë së brendshme në partitë politike.

Mësimi? Lajm i mirë kur partitë flasin për statute, rregulla, votime, mendime të lira, mocione, referendume, etj, por lajm i keq që mosmarrëveshjet zgjidhen me përjashtime, nuk ka kulturë debati dhe as instrumente ligjore për rregullimin e jetës së brendshme në partitë politike.

Çfarë mësimi nxjerrim nga zhvillimet dramatike në PD?

ISP mendon se jetësimi sa më parë i ndryshimeve drastike ligjore në legjislacionin e partive politike, duke krijuar mekanizma ligjorë monitorimi dhe garantimi të demokracisë së brendshme, do të ishte në dobi të PD dhe secilës parti politike në vend.

Kushtetuta (neni 9) detyron standardin e demokracisë, transparencës dhe financimit, por asnjë palë, asnjëherë, nuk i ka zbatuar. Koha për transparencë, llogaridhënie dhe reformim të partive politike & sistemit përfaqësues në Shqipëri. ISP/ Instituti i Studimeve Politike

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull