Instagram njofton risi e reja, ja çfarë pritet të ndryshojë

1 Minuta Lexim

Instagram ka njoftuar veçori të reja të cilat do të ndihmojnë adoleshentët dhe prindërit të menaxhojnë kohën e kaluar në aplikacion.

Prindërit do të jenë në gjendje të shohin se sa kohë kalojnë fëmijët e tyre në Instagram dhe të vendosin kufij kohorë, ndërsa adoleshentët do të marrin sinjal i cili i kujton për të bërë një pushim. Instagram ka qenë nën presion për përdorimin e platformës nga adoleshentët muajt e fundit.

Kjo është “interesante”, tha konsulenti i medieve sociale Matt Navarra. “…veçoritë e reja do t’u japin prindërve të shqetësuar më shumë mjete për t’i ndihmuar t’i mbajnë fëmijët e tyre të sigurt kur përdorin Instagramin.”

Në postimin e tij në blog , shefi i Instagramit Adam Mosseri njoftoi nisjen e funksionit “take-a-break”, për të cilin ai kishte postuar në Twitter në nëntor. Ai tha se do të nisë të martën, 7 dhjetor në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Australi dhe Zelandën e Re.

“Nëse dikush ka përdorur Instagram për një kohë të caktuar, ne do t’i kërkojmë të bëjnë një pushim,” shkroi Mosseri.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull