Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -7°C në 02°C, në zonat e ulëta nga 00°C në 08°C dhe në zonat bregdetare nga 02°C në 11°C.
Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -6°C në 1°C dhe në zonat e ulëta nga -4°C në 04°C.