AADF organizon për të dyten herë konkursin shkencor, studentët shpërblehen me çmime

1 Minuta Lexim

Për të nxitur kërkimin shkencor cilësor, si dhe përdorimin e librarisë digjitale JSTOR, AADF në kuadër të projektit CleanScore, ndërrmori iniciativën për të zhvilluar për herë të dytë “Konkursin Kombëtar të Punimeve Kërkimore – 2″.

Konkursi u zhvillua ditën e djeshme. Në këtë aktivitet u paraqitën 32 punime, pas një punë të mirëfilltë kërkimore dhe kalimit të kontrollit të antiplagjiaturës.

Punimet e paraqitura në konkurs nuk kishin kufizime për fushën e studimit.

Pjesëmarrja në këtë konkurs ishte e hapur për të gjithë studentët nga universitetet në Shqipëri, partnere me CleanScore.

Pjesëmarrësit u vlerësuan me cmimet si me poshte:

  • Vendi i parë – 40.000 Lekë
  • 2 vende të dyta – 20.000 Lekë
  • 3 vende të treta – 15.000 Lekë

CleanScore  inkurajon studentët aktualë të aplikojnë në thirrjen e tretë të konkursit të punimeve kërkimore , e cila këtë herë do të jetë e hapur edhe për universitetet shqiptare në rajon. Informacion të detajuar mund të gjeni në këtë lidhje: https://cleanscore.al/konkursi

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull