Për herë të parë NYPD, Departamenti i Policisë së Nju Jorkut në SHBA do të drejtohet nga një femër.
Ajo është Keechant Sewell dhe ka marrë aprovimin dhe bekimin e të gjithë atyre që e njohin.
Për herë të parë NYPD, Departamenti i Policisë së Nju Jorkut në SHBA do të drejtohet nga një femër.
Ajo është Keechant Sewell dhe ka marrë aprovimin dhe bekimin e të gjithë atyre që e njohin.
Lëvdatat më të mëdha i ka marrë nga kreu i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams.
“Një luftëtare e vërtetë krimi, pikërisht ajo për çfarë ka nevojë Nju Jorku,” është shprehur ai. “Keechant Sewell është një luftëtare e provuar ndaj krimit me eksperiencë dhe inteligjencë emocionale për të ofruar si sigurinë që kanë nevojë njujorkezët dhe drejtësinë që ata meritojnë”, tha Adams.
“Fokusi i saj do të jetë ruajtja e sigurisë së njujorkezëve, unë jam i emocionuar që e kam atë në krye të NYPD”, shtoi kryebashkiaku.
Adams premtoi forcimin dhe reformimin e departamentit të policisë mes shqetësimeve për një rritje të krimit të dhunshëm kohët e fundit. Sewell do të marrë përsipër një departament që po përpiqet të zvogëlojë një rritje befasuese të dhunës, përdorimit të armëve dhe vrasjeve që nga pranvera 2020.