Reagon sërish nëna e Beatrix/ Këtë herë përmend edhe emrin e moderatores Bora Zemanit

1 Minuta Lexim

Trekëndëshi Donald-Bora dhe Beatrix është kthyer në kryefjalën e medias, ndërsa në e kësaj të fundit, Antigona Ramosaj, ka reaguar sërish për lidhjen e të bijës me Donaldin.

Ajo ka qenë aktive në rrjetet sociale me deklaratat e saj, ndërsa këtë herë ka ndarë një postim në Instastory, ku përmendet edhe Bora.

Në postim thuhet se kolegët e Borës po mundohen ta nxjerrin keq Donaldin dhe se në ndjenjat e tij dhe të Trixës mund të dyshojnë vetëm personat që nuk e kanë përjetuar asnjëherë dashurinë.

Rijoujtojmë se, nëna e këngëtares kishte reaguar edhe më herët, në një postim ku shkruante: ”Trixa na fal që jemi popull kaq i vogël dhe paragjykues ndaj teje, na fal që s’kemi lënë gjë pa të thënë dhe të kemi ofenduar duke të prekur kështu në familjen tënde”, shkruante ajo.

Ndërkohë, gjatë spektaklit të djeshëm, Beatrix dhe Donaldi bënë deklarata të forta për njëri-tjetrin

“Kalleni shtëpinë po të doni, unë këtë djalë e dua dhe pikë. Koha do ta vërtetojë. E di unë çfarë ndjej, e di çfarë ndjen ai”, tha Beatrix, ndërsa edhe Donaldi konfirmoi ndjenjat e tij./TCH

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull