Reperi i njohur, Rigels Rajku i njohur me emrin e artit “Noizy” është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Kosovës.
Lajmi e ka konfirmuar, zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.
Reperi i njohur, Rigels Rajku i njohur me emrin e artit “Noizy” është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Kosovës.
Lajmi e ka konfirmuar, zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ai u arrestua në pikën kufitare në Vermicë. Policia e Kosovës ka njoftuar se ndaj tij ka qenë aktiv një urdhër i gjykatës, prandaj është shoqëruar në stacionin “Qendra” në Prishtinë.
Zyrtarët policorë në koordinim me institucionet përkatës po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale.
“Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejn veprimet e nevojshme procedurale”, tha zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.
Kujtojmë që, Noizy është kthyer ditën e djeshme nga Zvicra pasi ka qëndruar atje për disa ditë nën shoqerinë e reperit, Gramoz Aliu i njohur si Mozikk dhe aktorit, Blerim Destani.