Aktorja meksikane vritet teksa shoqëronte djalin në stërvitje

1 Minuta Lexim

Aktorja meksikane, María Guadalupe Torres Mendoza, e njohur ndryshe edhe si Tania Mendoza, është vrarë me armë zjarri si pasojë e një atentati.

Dy burra, të cilët po lëviznin me një motoçikletë shkuan në vendin ku po qëndronte Tania Mendoza dhe e qëlluan me breshëri plumbash për vdekje.

Aktorja që pati sukses në filmin “Mbretëresha e Jugut” ishte duke shoqëruar djalin 11-vjeçar në stërvitjen e futbollit në lagjen Lomas de Cortés, por aty iu bë pritë nga vrasësit.

Ndërkohë, autoritetet po punojnë për identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve.

Në vitin 2005, aktorja luajti në filmin La mera mera Reyna del Sur. Ajo mori pjesë edhe në një film tjetër të quajtur ‘La vegadora de la UZI’  dhe në telenovelën ‘El Precio de tu amor’.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull