Bën mrekulli/ Ilaçi i lashtë grek që parandalon vdekjet nga Covid-19

2 Minuta Lexim

Një ilaç i lashtë grek që ka për bazë bimën e shafranit, mund të përmirësojë trajtimin e të sëmurëve rëndë me COVID-19 dhe ta ulë deri në 50% shkallën e vdekshmërisë nga kjo sëmundje.

Në këtë përfundim, del një studiues izraelit nga Universiteti Hebraik i Jerusalemit dhe Shkolla Mjekësore Hadassah, të cilët e botuan raportin e tyre në European Journal of Internal Medicine nga një. Mjekimi që njihet si kolchicina, daton mijëra vjet përpara, me fillesat e tij në Egjiptin e lashtë, ku njihej për vetitë e veçanta kuruese. Ai është një nga ato medikamente që kanë arritur të mbijetojnë deri në kohët moderne.

Së fundi, përdorej për të trajtuar dhe parandaluar inflamacione që mund të çojnë në një artrit të dhimbshëm, apo ethet mesdhetare që janë të zakonshme në mesin e hebrenjve me origjinë afrikano-veriore. Profesori Ami Schattner analizoi të gjithë pacientët e trajtuar në testet e kontrolluara të këtij ilaçi të lashtë gjatë 20 viteve të fundit. Ai zbuloi se mes përdorimeve të mundshme të saj, kolchicina duket efikase edhe në trajtimin e COVID-19.

Deri më tani, katër studime të kontrolluara mbi gati 6,000 pacientëve me koronavirus dëshmojnë se pas marrjes së kolkicinës, ata kanë pasur “përmirësim të ndjeshëm dhe ç`është më e rëndësishmja, u shënua një përgjysmim i vdekshmërisë krahasuar me ata që nuk u trajtuan me këtë mjekim. Ilaçi është i lirë, nevojitet vetëm një dozë e vogël gjysmë miligrami në ditë dhe sipas studiuesit izraelit, tashmë është provuar dhe i sigurt për t’u përdorur.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull