Rregullat e COVID/ Ambasada njofton qytetarët shqiptarë: Hyrja në Greqi do të bëhet vetëm me…

1 Minuta Lexim

Duke nisur nga data 19 dhjetor 2021, hyrja e shtetasve shqiptarë në territorin grek do të bëhet vetëm duke pasur një test negativ PCR që është kryer brenda 72 orëve para udhëtimit, ose me një test të shpejtë negativ që duhet të kryhet brenda 24 orëve para nisjes.

Njoftimi është dhënë nga ambasada greke në Tiranë, e cila gjithashtu bën me dije se masa vlen për të rriturit dhe adoleshentët mbi 5 vjeç.

“Nga data 19 dhjetor 2021 ora 06.00 deri më 10 janar 2022 dhe ora 06.00, hyrja e shtetasve shqiptarë në territorin grek do të bëhet VETËM me PCR negativ brenda 72 orësh ose me një test të shpejtë negativ brenda 24 orëve. Masa vlen për të rriturit dhe adoleshentët mbi pesë (5) vjeç, duke përjashtuar vaksinimin.”

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull