BB VIP – Mbrëmjen e djeshme, “Vëllai i Madh” ka organizuar një lojë shumë të bukur dhe romantike për dy çiftet e krijuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Sarah me Pajtimin dhe Beatrix me Donaldin kanë zhvilluar një lojë me pyetje, ku do të kuptonin se sa mirë e njohin njëri-tjetrin.
Ata do t’i drejtonin njëri-tjetrit pyetje të përzgjedhura rastësisht dhe kishin disa sekonda kohë që të shkruajnë përgjigjet e tyre.
Një pyetje që i ra çiftit Donald-Beatrix ishte se sa lidhje ka pasur aktori i njohur. Ky i fundit u përgjigj duke thënë se ka pasur tre lidhje që nga gjimnazi e deri tani.
“Tre tamam, tamam”, e pyet Beatrix dhe aktori i përgjigjet: “Po”. Duket se këngëtarja ngeli paksa e habitur nga përgjigja e Veshajt.