Gjyqtari i Tiranës Agron Zhukri, është tërhequr nga vendimi për të gjykuar ndryshimet statutore në Partinë Demorkatike. Ai ishte caktuar për të marrë një vendim në lidhje me ndryshimet e miratuara në Kuvendin e datës 11 dhjetor, të thirrur nga Sali Berisha.
Mirëpo, dy ditë para se demokratët që mbështesin Berishën t’i drejtoheshin Gjykatës së Tiranës, Lulzim Basha depozitoi ndryshimet statutore të korrikut 2021. Një vendim i vështirë që duhej të merrej nga gjyqtari i Tiranës, në një kohë kur tashmë në PD janë krijuar dy palë dhe secila në prtendimin e vet është legjitime.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se gjyqtari Agron Zhukri, ka depozituar kërkesën për tërheqjen e tij dhe nuk ka dhënë asnjë arsye në lidhje me këtë vendim. Dosja është në duart e gjyqtares Blerina Muça, e cila do të shprehet në ditët në vazhdim.
“Nisur nga interesimi juaj, ju bej me dije se diten e djeshme, date 15.12.2021, eshte depozituar ne Gjykaten e Tiranes, Dhoma Civile, kerkese nga Partia Demokratike e Shqiperise, me objekt “Depozitim ndryshimesh statutore dhe vendimmarrje te Kuvendit Kombetar. Çeshtja eshte regjistruar dhe ne pritje per t’ju nenshtruar proçesit te shortimit prane kesaj gjykate. Ju uroj dite te mbare”, njoftoi Gjykata e Tiranës dy ditë më parë.