Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha të shtunën e 18 dhjetorit ka bërë thirrje për të gjithë demokratët, “të protestojnë në mbrojtje të interesave kombëtare”.
Ndërsa i është drejtuar qendrës së votimit për “referendumin” e iniciuar nga vetë ai, Berisha tha se, protestën së hënës pasdite, ai po e mbledh “në cilësinë e sovranit”.
Gjithashtu ish-kryeministri tha se kjo protestë do jetë dhe kundra Ballkanit të Hapur, duke e cilësuar si “aleancë kundër interesave jetike të shqiptarëve, si aleancë që po nxit destabilizimin, duke sfiduar nismën e Berlinit nga BE për ta vendosur në hegjemoninë serbe”.
“E keni parë sesi ka mbledhur në anti-kuvendin e tij nxënës shkollash deri tek kryetarë me dy mandate të bashkive të PS-së. Ditën e hënë në orën 16:00 të gjithë demokratët në protestën e madhe në mbrojte të interesit kombëtar, por edhe kundër vjedhjes së tmerrshme të 430 mln eurove që kërkon kreu i Meduzës me SPAK-un e tij që t’i fsheh në një vjedhje prej 3 mln eurosh. Po i mbledh nën cilësinë e sovranit. Kuvendi është autoriteti më i lartë i PD-së, i cili urdhëroi me votën e tij thirrjen e referendumit”, u shpreh ish-kryeministri.
Pasi votoi për shkarkimin e Lulzim Bashës, ai tha se ky është referendumi i shpresës dhe lirisë.
“Amerika është një vend që unë e admiroj, por të marrësh në një aspekt tjetët nga ky bar i vogël u dërgohet një mesazh forcave konservatore në Europë se këtu anëtarësia po ushtron votën tij”, tha ai teksa komentoi qendrën e votimit nr.2 që është pranë ambasadës amerikane.