Nga Kastriot Gurra Çermenika dhe trevat e Librazhdit në regjistrat osmanë “Çermenika dhe trevat e Librazhdit në regjistrat osmanë të shekujve XV,XVI dhe VXII dhe çështje të tjera”, për këtë do të hulumtojmë sot e në vazhdim. Lidhur me këtë temë, do të ndriçohet një pjesë e historisë së trevave të Librazhdit. Kjo, mbi bazën e dokumenteve autentike historike, siç janë defterët osmanë të shekujve 15,16 dhe 17. Në fakt jemi në vazhdim të një tradite bashkëpunimi të konsoliduar tashmë dhe në këtë kuptim, premtuese në planin perspektiv. Vite më parë prof. Dhimitër Shuteriqi do të vinte në Librazhd dhe do të bënte sesion shkencor për Aranitët. Prof. Agron Xhagolli në vitin 1976 organizonte dhe derejtonte sesion shkencor për Këngën e Sopotareve. Studiues si prof. Mark Tirta, prof. Ali Muka, prof. Ilirjan Gjipali, prof.Pëllumb Xhufi, prof. Marenglen Verli e shumë e shumë të tjerë, kanë organizuar ekspedita kërkimore-shkencore e kanë drejtuar konferenca, duke ndriçuar çështje të rëndësishme historike dhe etnokulturore të trevave të Librazhdit. Dhe arritëm në vitin 2018, vitin e Skënderbeut, kur fryt i bashkëpunimit tonë me Akademinë e Studimeve Albanologjike qe Konferenca: “Aranitët në Librazhd”. Pas një viti, në 2019, kjo punë e mirë u kurorëzua me botimin e materialeve të Konferencës në përmbledhjen: “Aranitët në Librazhd”. Mblidhemi përsëri, për të ndriçuar profilin mesjetar të trevave tona mbi bazën e të dhënave të reja…Dhe do të mblidhemi përsëri, për të ndriçuar në prizmin akademik historinë e Librazhdit, e cila është e gjitha per tu zbuluar dhe studiuar pasi ne çdo etape te historise sone së lashte apo moderne ka ngjarje qe padiskutim kane nevoje te trajtohen ne rrafshin shkencor ne driten e zhvillimeve te reja shkencore. Ngjarjet historike,pasuria folkloristike, të dhënat etnokulturore dhe deri tek poetika disidente e dy martirëve të Librazhdit: Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit, të cilët shkruan një letërsi ndryshe, dhe për këtë u dënuan me vdekje në një natë korriku në periferi të qytetit,meritojne te trajtohen shkencerisht në vitet që vijne.

3 Minuta Lexim

Nga Kastriot Gurra

Çermenika dhe trevat e Librazhdit në regjistrat osmanë

“Çermenika dhe trevat e Librazhdit në regjistrat osmanë të shekujve XV,XVI dhe VXII dhe çështje të tjera”, për këtë do të hulumtojmë sot e në vazhdim. Lidhur me këtë temë,  do të ndriçohet një pjesë e historisë së trevave të Librazhdit. Kjo,  mbi bazën e dokumenteve autentike historike, siç janë defterët osmanë të shekujve 15,16 dhe 17. Në fakt jemi në vazhdim të një tradite bashkëpunimi të konsoliduar tashmë dhe në këtë kuptim, premtuese në planin perspektiv. Vite më parë prof. Dhimitër Shuteriqi do të vinte në Librazhd dhe do të bënte sesion shkencor për Aranitët.

Prof. Agron Xhagolli në vitin 1976 organizonte dhe derejtonte sesion shkencor për Këngën e Sopotareve. Studiues si prof. Mark Tirta, prof. Ali Muka, prof. Ilirjan Gjipali, prof.Pëllumb Xhufi, prof. Marenglen Verli e shumë e shumë të tjerë, kanë organizuar ekspedita kërkimore-shkencore e kanë  drejtuar konferenca, duke ndriçuar çështje të rëndësishme historike dhe etnokulturore të trevave të Librazhdit. Dhe arritëm në vitin 2018, vitin e Skënderbeut, kur fryt i bashkëpunimit tonë me Akademinë e Studimeve Albanologjike qe Konferenca: “Aranitët në Librazhd”.

Pas një viti, në 2019, kjo punë e mirë u kurorëzua me botimin e materialeve të Konferencës në përmbledhjen: “Aranitët në Librazhd”.  Mblidhemi përsëri, për të ndriçuar profilin mesjetar të trevave tona mbi bazën e të dhënave të reja…Dhe do të mblidhemi përsëri, për të ndriçuar në prizmin akademik historinë e Librazhdit, e cila është e gjitha per tu zbuluar dhe studiuar pasi ne çdo etape te historise sone së lashte apo moderne ka ngjarje qe padiskutim kane nevoje te trajtohen ne rrafshin shkencor ne driten e zhvillimeve te reja shkencore.

Ngjarjet historike,pasuria folkloristike, të dhënat etnokulturore dhe deri tek  poetika disidente e dy martirëve të Librazhdit: Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit, të cilët shkruan një letërsi ndryshe, dhe për këtë u dënuan me vdekje në një natë korriku në periferi të qytetit,meritojne te trajtohen shkencerisht në vitet që vijne.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull