Horoskopi për ditën e sotme, 20 dhjetor 2021

7 Minuta Lexim

DASHI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, do të fillojë një javë që do t’ju inkurajojë të reflektoni më shumë sesa të hidheni në situata të reja. Ky fundvit do të zgjojë dëshirën për të shlyer llogaritë e hapura. 38 orët e ardhshme do të kërkojnë kujdes të veçantë, në dashuri dhe në punë, sepse diçka nuk do të shkojë, ndoshta ndonjë hezitim.

DEMI

Do të fillojë një javë që do t’ju japë njohuri të mira, ide për të kultivuar. Tani ndiheni gati për të filluar një 2022 me ndryshime të mëdha pune. Nëse një projekt ka ngecur, do të thotë që do t’ju duhet të fokusoheni në diçka të re. Krishtlindjet tuaja do të ndriçohen nga një hënë e bukur: mund të kaloni një të premte dhe të shtunë shumë të këndshme, së bashku me njerëzit që doni.

BINJAKËT

Duhet të përpiqeni të shpenzoni pak, mos e teproni, edhe nëse do të jetë shumë e vështirë, sepse jeni një nga shenjat më bujare të zodiakut. Gjatë ditëve në vijim do të rritet dëshira për të jetuar një Krishtlindje me pak njerëz, por njerëz të mirë, disa të dashur të besuar rreth jush.

GAFORRJA

Siç nxit horoskopi i Paolo Fox-it, do të fillojë një javë në të cilën do t’ju duhet të punoni shumë për të qëndruar të qetë. Fatkeqësisht, shumë planetë do të jenë disonantë. Kjo gjendje astrologjike do të sjellë një moment krize të brendshme, duhet të përballeni me ndryshime, ndoshta në dashuri dhe në familje, që nuk ju pëlqejnë aspak. Ju mungojnë siguritë e rëndësishme.

LUANI

Do të jeni pak nervozë. Ndoshta do të ndiheni prapa kohës ose thjesht do të jeni shumë të lodhur: më mirë të bëni kujdes. Gjithashtu duhet të përpiqeni të mos bëni pazar të çmendur, sepse në biznesin e parave keni shumë planetë kundërshtarë. Nga këtu e tutje, nëse keni njerëz që ecin pranë jush, ata mund të dalin në pah. Në javët në vijim do të duhet të bëhen programe të reja, edhe për sa i përket diellit, në funksion të vitit 2022.

VIRGJËRESHA

Do të nisë një javë shumë emocionuese, në të cilën do të keni burime interesante. Duke filluar nga e marta, Dielli do të jetë sërish aktiv dhe në Krishtlindje, mes të premtes dhe të shtunës, Hëna do të jetë në shenjën tuaj. Do të mund të kaloni pushime të qeta, të flisni për dashurinë, të keni një intuitë të rëndësishme, madje të fitoni diçka, pa e ekzagjeruar.

PESHORJA

Sipas parashikimeve astrale të Paolo Fox, java do të fillojë paksa e dobët, e ndrydhur. Ndoshta do të ketë disa gjëra për të sqaruar, çështje të vogla për të zgjidhur. Do të duhet kujdes dhe nëse kohët e fundit tashmë ka pasur tensione në dashuri dhe familje, do t’ju duhet të bëni edhe më shumë kujdes.

AKREPI

Do të jetë fillimi i javës me zhurmë! Mes të hënës dhe të martës Hëna do të jetë e favorshme dhe Dielli do të jetë sërish aktiv: lajme të shkëlqyera. Më në fund do të arrini të rikuperoni në dashuri. Edhe ata që kanë përjetuar një krizë në të kaluarën do të kenë mundësinë të ringjallin një ndjenjë, të zgjidhin të gjitha keqkuptimet, të ndihen shumë më mirë.

SHIGJETARI

Do të keni një qiell shumë dashamirës dhe të mërkurën mund të mbështeteni edhe në një hënë të bukur. Edhe nëse për momentin nuk shihni lajme të bujshme në jetën tuaj, dijeni se të gjitha objektivat që i keni vënë vetes në vitin 2022 do të jenë të arritshme. Më në fund e keni rikuperuar guximin tuaj proverbial. Rreth Krishtlindjeve do të dëshironi të ndiheni rehat, mos bëni shumë.

BRICJAPI

Siç e parashikon Paolo Fox, do të nisë një javë shumë e rëndësishme. Edhe nëse keni qenë shumë të lodhur kohët e fundit, një Krishtlindje shumë premtuese ju pret. Gjithashtu, të martën dielli do të arrijë qiellin tuaj. Kjo do të thotë që edhe situatat, projektet e lindura për argëtim, do të jenë të rëndësishme, të kultivohen me përkushtim, sepse në vitin 2022 mund të sjellin sukses. Jeni në një rrugë që do t’ju çojë shumë larg. Keni një horoskop shumë të bukur edhe për dashurinë. Është koha për t’u rrëmbyer nga ndjenjat.

UJORI

E hëna premton të jetë një ditë shumë pozitive. Nëse ditët e fundit keni ndjerë shumë lodhje, tani e tutje do të mund të rikuperoni energjinë dhe vitalitetin. Ju pret një javë e rëndësishme, mund të dilni nga një krizë e thellë, të keni më shumë optimizëm, të jetoni sërish në mënyrë aktive dhe me iniciativa. Edhe zemrat e vetmuara më të bindura duhet të fillojnë t’i lënë vend edhe dashurisë, sepse marsi i ardhshëm mund të rezervojë disa surpriza.

PESHQIT

E hëna dhe e marta do të jenë dy ditë shumë të rëndësishme që paralajmërojnë një fundvit të veçantë. Jupiteri është gati të hyjë në shenjën tuaj. Kjo nuk do të thotë se jeta juaj do të kthehet përmbys brenda një dite, por do të keni një shtytje të madhe përpara. Do t’ju bëhet gjithnjë e më e qartë se nuk ia vlen të humbisni kohë dhe energji për vuajtjet e kaluara, për njerëzit që nuk e meritojnë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull