Tiranë – Ditën e sotme në kryeqytet do të mbahet takimi i radhës në kuadër të Open Balkan. Në kuadër të kësaj axhende do të vijnë në vendin tonë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.
Bëhet e ditur se Zaev do të shoqërohet edhe nga zv/ministri i Financave maqedonas, i cili në ditët e para të Janarit pritet të zëvendësojë Zaev në postin e kryeministrit.
Punimet e këtij samiti do të zhvillohen në një hotel në qendër të Tiranës prej orës 10:00 ndërsa në orët e pasdites është paralajmëruar një konferencë për shtyp e liderëve të tre vendeve.
Ndërkohë nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protestë, që do të nisë nga Partia Demokratike në orën 16:00 për të marshuar më pas drejt kryeministrisë.