Yuri Kim i drejtohet prokurorëve: Jeni bërë tmerri i kriminelëve, ju nxis, vazhdoni punën!

2 Minuta Lexim

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka vlerësuar publikisht punën e SPAK dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërsa pohoi se sistemi i drejtësisë më parë mbyllte sytë para korrupsionit. Diplomatja e SHBA-ve tha se duhet ta bëjmë Shqipërinë më të pastër, por edhe më të pasur.

“E keni filluar punën tuaj, tani po e ngrini BKH, ashtu si ata agjentë të parë të FBI. Asnjë nuk do të jetë e lehtë apo e shpejtë por duhet shumë punë. Çdo ditë duhet të injorosh atë që thonë të tjerët dhe të jeni të fokusuar. Më ka lënë shumë mbresa përkushtimi juaj në një sistem ku mbylleshin sytë. Më ka lënë mbresa guximi juaj për të hetuar këdo që duhej të hetohej pavarësisht postit dhe pasurisë së tij. Prokuror Kraja do të tregohesha e pakujdesshme nëse nuk do të flisja për ju. Duhet të mbeteni të lidhur me BKH që të ecni së bashku sup më sup. E themi shpesh unë dhe Luigi se reforma nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur. Por duhet qëndresë dhe të ecni para. Mund të keni besim tek ne, ashtu si ne tek ju. Po bëheni heronjtë e të rinjve dhe tmerri i kriminelëve. Ata që kishin menduar se nuk do të jepnin llogari për krimet e tyre, atyre ditëve po u vjen fundit. Jeni shpresa e fundit. Ju falenderoj dhe iu nxis..”, tha ajo.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull