“Plas“ në Kuvend, Basha i kthehet Spiropalit: Shumë shpejt do bërtasësh para gjyqtarëve, vjen këtu e krekosesh me veshje firmato

1 Minuta Lexim

Dita e sotme në Kuvend po vijon me replika të njëpasnjëshme mes ministres Elisa Spiropali dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Spiropali kërkoi nga Basha të kontrollojë gjuhën në këtë seance, ndërsa Basha akuzoi qeverinë Rama se nuk menaxhoi ashtu si duhet pandeminë dhe akuzoi ministrat e këtij kabineti se pavarësisht situatave kritike në të cilat vendi ndodhej, duke përmendur tërmetin dhe pandeminë, ata kanë vijuar të vjedhin.

Teksa Spiropali nga vendi i saj po përpiqej të replikonte me Bashën, ky i fundit “i mbylli gojën” duke i thënë se nuk është nevoja që të “bërtasë” pasi shumë shpejt këtë gjë do e bëjë para gjyqtarëve.

“Doni vettingun niseni nga vetja. Të vjedhësh 5 mln euro e të na krekosesh me firmato Mos bërtit se do të vijë rradha të bërtasësh para gjyqtarëve.  Ju që i mbyllët shqiptarët 2 muaj në karantinë totale. Nuk morët asnjë masë. Jeni njësoj si covidi,  madje jeni më vdjekjeprurrës se covidi. Ministrat shpirt kazmë që vazhdojnë vjedhin edhe në kohën e tërmetit, edhe në pandemi. Jo më kot jeni qeveria më e korruptuar e Ballkanit. Skam ndërmend të pranoj leksione nga ikonat e qeverisë më të korruptuar nga Ballkani”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull