Gramsh:- I ikën motra, kërkon ndihmën e policisë

1 Minuta Lexim

Gramsh:- I ikën motra, kërkon ndihmën e policisë

Disi mister largimi nga banesa e një vajzë nga Gramshi. Një 26 vjeçare në Gramsh ka kryer denoncim në polici për humbjen e motrës së saj. Sipas njoftimit të policisë shtetasja me incialet B.ZH është larguar nga banesa në datë 19 dhjetor dhe po punohet për gjetjen e saj.

Sipas burimit zyrtar, më datë 19.12.2021, shtetasja Xh. Zh., 26 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa motra e saj, shtetasja B. Zh., banuese në Gramsh. Punohet për gjetjen e saj. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull