Pas fjalës së tre udhëheqësve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, fjalën e ka marrë komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
Kryeministri Rama e ka cilësuar atë si një mik të vendeve të Ballkanit dhe ka theksuar se shpresonte se do të shprehej pro kësaj nismeje. Por përpar se tja kalonte fjalën në lidhje online, Ramës i ndodhi një incident. Një gotë uji është thyer duke i rënë nga tavolina.
“U thye një gotë këtu, në traditën tonë syri i keq na mori një goditje, e pamundur që të marrë veten, kështu që është lajmi i mirë për Ballkanin e Hapur”, tha Rama.