Zaev: “Open Balkan”, është rruga që na çon drejt së ardhmes në BE

2 Minuta Lexim

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, gjatë takimit në Tiranë në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” deklaroi se kjo do të jetë pjesëmarrja e tij e fundit.

Ai bëri thirrje që kjo iniciativë duhet të ruhet dhe të zhvillohet fort, pasi është një projekt i rëndësishëm për qytetarëve e vendeve të rajonit.

“Kur kemi qenë së bashku me Vuçic dhe Ramën, dhe krijim këtë iniciativë, treguam se tre vendet tona nuk do të mbaheshin peng në këtë proces integrimit. Ky proces mund të ndalohet në Bruksel, por europianzmi jo. Ballkani i Hapur na ka sjellë së bashku si tre udhëheqës, kjo është miqësia e madhe që kemi mundur të krijojmë ne të tre bashkë. Dëshiroj që t’ju përçoj një mesazh të gjithëve; ruani dhe zhvilloni këtë iniciativë, Ballkanin e Hapur. është në të mirën e qytetarëve tanë. Ballkani i Hapur është rruga për të ecur para, rruga e duhur për BE. është instrument që ta lëmë të shkuarën tonë të trazuar, në të shkuarën dhe të ecim para drejt BE. Do të kemi suksese me këto marrëveshje. Përqasje në tregun e punës është një nga marrëveshjet. Ne do të kemi dhe një marrëveshje tjetër që ka të bëjë me numrin e identifikimit që palët kontraktuese të japin qasje për kontratën e bujqësisë, si dhe reduktim të pritjes në dogana. Ne kemi më shumë punë. Vendet anëtarë te BE e kanë kuptuar të mirën e kësaj iniciative. Ne do të vazhdojmë që të punojmë edhe më forte… Do të na cojë drejt një të ardhme të përbashkët drejt Bashkimit Evropian. Kemi treguar që Ballkani Perëndimor di të punojë së bashku dhe të arrijë suksese.”

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull