Të kesh ndjesinë e fluturave në bark kur jeni nervoz ose të emocionuar është mjaft normale, por pak kush e dinte se kjo ndjesi mund të jetë edhe simptomë e kancerit në pankreas.
Rreth 10 mijë 500 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar diagnostikohen me kancer pankreatik çdo vit, sipas Cancer Research UK, ndërsa shkalla e mbijetesës pas 10 ose më shumë vitesh është vetëm pesë përqind.
Dhimbja në pjesën e sipërme të barkut mund të jetë një shenjë e kancerit të pankreasit dhe disa njerëz kanë raportuar një ndjesi dridhjeje nën brinjë.
Simptomat e këtij kanceri ndryshojnë nga personi në person, që do të thotë se identifikimi i kësaj sëmundje mund të jetë shumë i vështirë.
Aktualisht nuk ekzistojnë as testet e shqyrtimit ose të zbulimit të hershëm për të ndihmuar mjekët të diagnostikojnë këtë sëmundje.
Kjo simptomë u shpall për herë të parë si një shenjë e mundshme në një raport të vitit 2014 që i referohej pacientëve që përjetonin dhimbje dhe një ndjenjë fluturimi nën brinjë përpara një diagnoze të kancerit pankreatik.