Sot është solstici dimëror, shënohet dita më e shkurtër e vitit edhe hyrja në stinën e dimrit

1 Minuta Lexim

Sot është solstici dimëror. Shënon ditën më të shkurtër të vitit, por njëkohësisht edhe hyrjen në stinën e dimrit astronomik. Fjala solstic vjen nga latinishtja dhe do të thotë Dielli i ndalur.

Për shoqërinë e lashtë romake nga 17 -23 Dhjetor ishin ditë festash, pasi solstici shënonte Lindjen, gjë që sipas historianëve mund të lëxohet edhe si paraprirësja pagane e Krishtlindjes.

Megjithatë të gjitha kulurat e lashta solstici i dimrit përjetohej dhe fetohej si një moment  magjik dhe i mbushur me spiritualitet. Në fakt, pas 21 dhjetorit dita fillon të zgjatet në mënyrë progressive. Sot Dielli lindi në orën 07.37 min dhe perëndimi shënohet në orën 16.44.

Data e solsticit dimëror nuk është fikse, mund të shënohet edhe në datën 22 apo 23 Dhjetor.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull