Policia e Shkodrës ka reaguar pas raportimeve për një plagosje të ndodhur në ambientet pranë prokurorisë.
Sipas bluve të Shkodrës në polici ka mbërritur një telefonatë për të shtëna, por pas verifikimeve në terren është konstatuar një sherr verbal dhe fizik mes dy bashkëshortëve, të cilët janë shoqëruar për në komisariat.
“Ne Shkoder, ne sallen operative te DVP Shkoder ka ardhur nje telefonate per te shtena me arme zjarri ne afersi te Prokurorise. Sherbimet e Policise kane shkuar menjehere ne vendngjarje dhe nga krehja e zones nga sherbimet e Policise deri tani nuk rezulton te kete ngjarje me arme e as te lenduar e viktima.
Sherbimet e Policise po vijojne krehjen e zones , per te zbardhur telefonaten,qe rezulton deri tani e pavertete, pasi ka pasur vetem nje konflikt fizik e verbal midis dy bashkshorteve qe po shoqerohen ne Komisariat per sqarime e metejshme”, njofton policia.