Basha, versioni shqiptar i Kim Jong Un-ut të Koresë Veriut. Duhet të largohet menjëherë nga skena politike

11 Minuta Lexim
Nga Zenel HOXHA-
Kuvendi i 18 dhjetorit ishte një event ku kishte çensurë, si në kohërat më famëkeqe të shekullit të shkuar. Për këtë arsye, po e ndaj me ju këtu fjalën që do kisha mbajtur nëse nuk do të kishte pasur pengesa absurde ndaj fjalës dhe mendimit të lirë.
KTHENI PD DEMOKRATËVE!
(Fjala qe duhej te mbaja në Kuvendin e PD me dt.18.12.2021, por qe Lulzim Basha beri barrikadë që të mos ndodh)
“Të nderuar demokratë,
Si një demokrat i orëve të para, si një mbështetës i drejtpërdrejtë i protestave studentore në vitin 1990, si anëtar i Komisionit Nismëtar të PartisëDemokratike, si kryetar i pare degës së saj tëTiranës, të qënurit këtu sonte nuk më jep kënaqësi, përkundrazi.
Është tragjike për mua përsonalisht, por besoj edhe për pjesën më të madhe tuajën dhe të tëgjithë atyre që realisht e duan PartinëDemokratike, ta shohin sot këtë parti, simbolin e ndryshimit ndaj regjimit komunist, përpara njësfide të tillë me vetveten. Mbi të gjitha kur kemi parasysh gjendjen e vendit.
Shqipëria është sot shteti me mirëqënien më tëulët në Europë – këtë javë Eurostat publikoi studimin që e rendiste Shqipërinë si vendineuropian me të ardhurat më të ulëta për frymë në vitin pandemik 2020.
Përpara kësaj varfërie, Shqipëria është sot vend i pushtuar nga korrupsioni në nivele monstruoze. Të mos shkojmë më larg se pardje, kur një ish-ministër u arrestua për një mega-aferë korruptive -dhe ai është vetëm maja e ajsbergut.
Nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, shqiptarët duan ndryshimin. Duan një frymë të re, një vizion të ri, një mendësi të re për artikulimin politik dhe politikë-bërjen. Larg figurave të konsumuara, xhaketave të vjetra, shushunjave tëpushtetit dhe vegjetuesve pa merita që kanëmbizotëruar dhe mbizotërojnë edhe sot.
Por kjo nevojë thelbësore e demokratëve – por edhe e të gjithë shqiptarëve – po kalohet në plan të dytë. Sepse jemi përballë përpjekjes së një njeriu të dalë kohe për të risjellë në PD një model të dalënga zemra e shqiptarëve.
Shpallja non-grata e ish-kryetarit Sali Berisha po rri sot si shpata e Demokleut mbi kryet e tij dhe tëfamiljarëve të tij. Përse duhet vënë kjo shpatë mbi kryet e Partisë Demokratike dhe demokratëve tëthjeshtë dhe të ndershëm? Në cilin realitet mund tëimponohet ndëshkimi i një individi ndaj një partie të tërë?
Ne të gjithë duam ndryshim, të gjithë jemi tëbrengosur nga kjo status-kuo, nga varfëria, korrupsioni galopant dhe mungesa e njëalternative të qartë dhe bindëse. Por si mund ta sigurojmë këtë alternativë dhe të luftojmë për njëtë ardhme më të mirë nën një damkë të zezë nga Shtetet e Bashkuara, vendit model të demokracisëliberale që synojmë të jetëzojmë në Shqipërinëtonë të vogël, pikërisht për akuza korrupsioni dhe minimi të demokracisë?
Mund të pranojmë që Partia Demokratike tëpërdoret si një mish për top për t’i ushtruar presion Uashingtonit, aleatit tonë strategjik, që ta heqë damkën ndaj një personi? Si mund tëpranojmë delirin që ka kapluar një individ që për interesa vetjake sfidon arsyen e shëndoshë të tëgjithë shqiptarëve?
Si një person i angazhuar prej 28 vitesh nëBritaninë e Madhe, si përfaqësues i ardhur nga bota e biznesit dhe drejtues i Dhomës Shqiptaro-Britanike të Tregtisë, mund të them se nuk ka asgjë konservatore, asgjë të djathtë në retorikën e stadiumit dhe të atyre që po përdorin populizmin si strehë të fundit të tyre. Demagogjia, politika e rrugës nuk janë zgjidhje për PD-në dhe për shqiptarët.
Por fakti që Berisha i ka hyrë një rruge pa krye dhe po tërheq në humnerë mjaft demokratë, nuk duhet të bëjë ata që janë mbledhur këtu sot tëmbyllin sytë dhe veshët dhe të bëjnë sikur asgjënuk ka ndodhur. Përkundrazi, ky është momenti për të reflektuar dhe për të nisur rimëkëmbjen e PD. Lidershipi aktual ka dështuar rëndë dhe mbart mbi shpatulla mëkate të mëdha – mëkate që lidhen me mungesën e krijimit të një fryme të re, por edhe me degradimin e demokracisë së brendshme të partisë.
Shqipëria është realisht sot në zgrip ekzistencial dhe shqiptarët më shpresëhumbur se kurrë që nga rënia e diktaturës komuniste. Pikërisht për këtëfakt, çdo përpjekje për ta zhbërë sot PD-në i shërben forcave regresive dhe përpjekjes për ta shkatërruar opozitarizmin, për ta shkatërruar demokracinë e brishtë shqiptare për të cilën kemi 30 vite që luftojmë.
Megjithatë, fillimi i vitit të ardhshëm do e gjejëPartinë Demokratike të ndarë nëse nuk veprojmëmenjëherë. Rrugëdalja nuk është e lehtë, por ekziston. I takon të gjithë demokratëve të sinqertëta përqafojnë atë dhe të ngrihen mbi interesat e vogla dhe luajalitetet meskine.
Lidershipi i PD-së duhet të bëjë një mea culpa tëthellë, pasi e vetmja mënyrë për të transformur skenën politike shqiptare është nëpërmjet risjelljes së vlerave mbi të cilat nisi lëvizja studentore – njëlëvizje që pa drejt së ardhmes, jo të shkuarës. Kuvendi i sotëm duhet të shihet vetëm si fillim i këtij procesi.
Tubimi i turpshëm i 11 dhjetorit ishte përpjekja për ta ri-hipotekuar PD-në. Përgjigja më e mirëndaj asaj përpjekje është hapja e mirëfilltë e partisë – jo nga ato hapjet me një xhandar të dera.
Ndërsa tubimi ishte i turpshëm për nga retorika anti-amerikane dhe disa anti-vlerave të përqafuara nga një grusht individësh, shqetësimet e sinqerta të shumë demokratëve të thjeshtë të pranishëm aty nuk mund të anashkalohen. Partia Demokratike duhet të ketë forcën t’i risjellë ata brenda gjirit tësaj dhe të ketë përgjegjësinë t’i dëgjojë ata, pa paragjykim dhe me zemër të hapur.
PD nuk mund të ecë me autopilot dhe, e vetmja mënyrë për ta shpëtuar atë nga përcarja e madhe është të njësohen përsëri strukturat dhe të rifuten proceset në shinat institucionale.
Të nderuar, kuvendi këtu duhet të kërkojë hapjen pëfundimtare të krahut nga Sali Berisha – pensionimin e tij politik dhe përballjen e tij nëcilësi individuale me stigmën e partnerëve ndërkombëtarë.
Por, ndoshta akoma dhe më e rëndësishme, duhet të fillojë një proces të menjëhershëm, përbashkues dhe transparent për rizgjedhjen e kryesisë dhe tëinstitucioneve të tjera drejtuese dhe, në bazë tëkërkesës së vetë bazës, edhe të vetë kryetarit tëpartisë. Një proces ku mund ta gjejnë veten edheata demokratët e thjeshtë që u gënjyen në njëstadium për interesat e një individi.
Partia Demokratike duhet ta rishikojë edhe statutin dhe të modernizojë standardet. Duhet të ishte bërëme kohë standard i patjetërsueshëm përcaktimi sehumbja në zgjedhje sjell në mënyrë tëdrejtpërdrejtë dorëheqjen e parevokueshme tëkryetarit dhe përjashtimin e mundësisë sërikandidimit. Është e domosdoshme nevoja për ta krijuar këtë standard tani.
PD duhet t’i kthehet opozitarizmit ndaj qeverisëdhe jo opozitarizmit ndaj vetvetes. Deputetë tëzgjedhur me votë kanë braktisur sot parlamentin, komisionet parlamentare, detyrimet e tyre si shërbestarë ndaj votuesve dhe enden studiove televizive dhe kafeneve të kryeqytetit me kryqëzata partiake dhe duke u shërbyer interesave okulte.
Është koha për t’i thënë mjaft kësaj cmendurie – koha për t’iu rikthyer parlamentarizmit dhe detyrimeve të tyre ndaj zgjedhësve. Retorika e tëashtuquajturve sovranistë është flluskë sapuni nëse ata nuk e nisin, pikë së pari, duke përfaqësuar dhe duke u kujdesur për hallet me të cilat përballet në përditshmërinë e tij populli, sovrani.
Sot Partia Demokratike del më e fortë duke lënëpas të shkuarën, por mbi të gjitha duke ravijëzuar platformën e saj opozitare dhe vizionin e saj për ardhmërinë e vendit. Është koha që si Sali Berisha, por edhe Lulzim Basha, të ngërthyer në një luftë më njëri-tjetrin dhe që e kanë sjellë Partinë Demokratike në këtë gjendje pas tetë vitesh opozitë groteske, të largohen. Është koha që të dy ata t’ua rikthejnë PD-në demokratëve.
Të dashur demokratë, tani është momenti për tëvënë dorën në zemër për këtë parti, por mbi tëgjitha për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë. Miopia politike duhet të marrë fund sot, sikurse dhe duhet refuzuar njëherë e mirë kulti i individit – ndaj kujtdo individi.
Për të rigjeneruar shpresën, vetëm Partia Demokratike mund të lartësohet si institucion me përgjegjësi dhe shërbim për demokracinë dhe fatin e kombit. Ama vetëm një Parti Demokratike integrale, e bashkuar dhe me shikim drejt sëardhmes. Është privilegji dhe detyra jonë e përbashkët, si demokratë, ta realizojmë atë. Ju faleminderit!
Zenel Hoxha
Themelues i PDSH
Anetar i Komisionit Nismëtar të PDSH
i zgjedhur unanimisht nga studentet etj, më 12.12.1990
Kryetar për organizimin e PD në tëre Tiranën e madhe nga sheshi Skenderbej e deri në skajet e Rrethit Tiranë të asaj kohe.
Besnik deri në vdekje ndaj atdheut, kombit tij.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull