Skandali me pagat në Shqipëri/ “Shokohen” mediat në Ballkan dhe në Europë

1 Minuta Lexim

Publikimi i pagave dhe të dhënave personale të më shumë se 637 mijë qytetarëve në Shqipëri ka bërë jehonë Ballkan dhe Europë. Janë të shumta mediat që i kanë dhënë hapësirë skandalit duke e cilësuar si tronditje të madhe.

“Balkaninsight” shkruan që prokuroria ka nisur hetimet për rrjedhjen e informacionit që është bërë kryefjalë në Shqipëri. “Euroactiv” thekson se “kjo është hera e dytë këtë vit që Shqipëria pëson një shkelje të madhe të të dhënave personale” pas atij të patronazhistëve përpara zgjedhjeve.

“Newseurope.fr” gjithashtu ka publikuar lajmin. “Skandali trondit Shqipërinë” është titulli i Agjencisë Informative Mediatike (MIA) në Shkup. Edhe në Serbia lajmi është publikuar nga disa faqe. “Kurir” hapet me titullin “Skandal i rëndë në Shqipëri. Publikohen të dhënat personale dhe shumat e pagave të 637 138 qytetarëve”.

Skandali me pagat në Shqipëri/ "Shokohen" mediat në

Skandali me pagat në Shqipëri/ "Shokohen" mediat në

Skandali me pagat në Shqipëri/ "Shokohen" mediat në

Skandali me pagat në Shqipëri/ "Shokohen" mediat në

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull