Dita sot pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët e intervale të shkurtra kthjellimi.
Hera-herës vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Në zonat malore reshje bore me intensitet të ulët, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri 8m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë. Era jugore do të sjelli edhe një rritje te temperaturave në vlerat minimale.
Temperaturat parashikohen:
zonat malore -2°C deri në 7°C
zonat e ulëta 0°C deri në 12°C
zonat bregdetare 4°C deri në 13°C