Zgjerohet skandali/ Pas pagave dhe numrave dalin edhe targat

1 Minuta Lexim

Një tjetër skandal me të dhënat private të qytetarëve shqiptarë. Pas publikimit të rrogave dhe të dhënave të tjera të qytetarëve, së fundmi në rrjet po qarkullon një databazë me targat e shqiptarëve.

Në databazë listohet targat bashkë me emrin të cili i përket automjeti që ka këtë numër identifikues.

Është e ndarë në disa kolona ku listohen targat, modeli i automjetit, tipi, ngjyra e tij, numri i shasisë dhe emrin e personit që e ka në pronësi. Janë 530 452 qytetarë të cilëve u janë publikuar të dhënat e automjetit të regjistruar në emrin e tyre.

Prej dy ditësh në rrjetet e komunikimit online kanë qarkulluar dy databaza të tjera. Njëra prej tyre përmban listën e pagave të shqiptarëve për muajin Janar, ndërsa tjetra i përket muajit Prill. Kjo e fundit krahas pagave, zbulon edhe numrat e celularëve të qytetarëve./ Gazeta Shqip

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull