Elektriçisti humbi jetën teksa riparonte defektin, arrestohet drejtuesi i punimeve të OSSH-së

2 Minuta Lexim

Një ditë pasi humbi jetën elektriçisti që punonte në linjën elektrike në Memaliaj, është arrestuar drejtuesi i punimeve të OSSH-së në këtë zonë.

Policia njofton se në pranga ka rënë 51-vjeçari me iniciale A.Zh. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Çërrilë në Memaliaj. Agron Manaj ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Pavarësisht se u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, ai nuk arriti të mbijetonte.

Njoftimi i policisë: 

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i punimeve të OSSH Memaliaj, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin A. Zh., 51 vjeç, banues në Memaliaj, me detyrë drejtues i punimeve të grupit të OSSH Memaliaj, pasi ditën e djeshme, gjatë riparimit të linjës elektrike në fshatin Çërrilë, Memaliaj, dyshohet se për shkak të moskryerjes së kontrollit dhe mungesës së monitorimit në punën e elektricistëve, janë dëmtuar dy elektricistë, shtetasit  A. H. dhe A. M. Ky i fundit ka ndërruar jetë pas disa orësh, në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull