”Kam bërë tatuazh për ty”, Fifi emocionon Donaldin dhe Monikën, Iliri uli kokën

2 Minuta Lexim

Këngëtarja Filloreta Raçi, apo siç të gjithë e njohin Fifi i dha mbrëmjen e djeshme një mesazh Donald Veshajt. Pasi mori leje nga Arbana për të thënë një informacion nga bota jashtë, Fifi i tregoi Donaldit se ka bërë në dorë tatuazh shprehjen e tyre.

“Ju ndjek gjithë kohën, kam ndjek çdo deklaratë tënden, jam shumë e bekuar që të kam njohur aty brenda të betohem mezi po pres me të pa po vdes me ta ni erën”.

“O zemër dhe unë po vdes me të puth gushën, e unë kam qenë e bekuar shumë që ti më bëre pjesë të jetës tënde”, iu përgjigj Monika.

“Jam shumë e lumtur që ajo shtëpi më solli një mikeshë si ti në jetën time”, theksoi Fifi.

“Donald, kam bërë tatuazh një filoqyl. Unë ty para se të dilja nga shtëpia të kam thënë me jep një premtim, luaj e fito dhe për mua, kështu që vazhdo luaj edhe tregoje kush je ti”, tha Fifi.

“Të dua shumë. Dhe kur të dal do e bëj edhe unë tatuazh filoqylin” tha ndër të tjera Donaldi.

Kujtojmë se Fifi krijoi marrëdhënie të mirë edhe me Ilirin, por që u kris nga fundi. Balerinit me shumë mundësi s’do i ketë ardhur mirë nga këto fjalë që artisja zgjodhi t’ia thotë Donaldit e Monikës, 2 persona me të cilët nuk i ka mirë punët së fundmi. Ai uli kokën ndërsa Fifi fliste. A u zhgënjye?

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull