Dyshohet se u mbyt në lumin Drin tetë ditë më parë/ Asnjë gjurmë nga 43 vjeçari Tofik Xhika

1 Minuta Lexim

Tofik Xhika rezulton i zhdukur prej tetë ditësh.

Edhe pse kërkimet për gjetjen e tij nuk kanë ndaluar, ende nuk ka asnjë rezultat.

43-vjeçari dyshohet se është mbytur në ujërat e lumit Drin.

Xhika kishte shkuar për të peshkuar në lumin Drin dhe nuk është kthyer më.

Për tetë ditë me rradhë kanë kërkuar familjarët, banorët e zonës dhe forcat e policisë por pa rezultat.

Për dy ditë me rradhë kërkuan edhe paolumbarët e RENEAS, por për shkak të prurjeve të shumta të lumit Drin dhe ujit të turbullt ata u tërhoqën, duke lënë të kërkojnë vetëm familjarët.

Mësohet se familjarët kanë marrë privatisht dy polumbarë për të kryer kërkime.

Ata kërkojnë sërish ndihmën e shtetit, për të kërkuar trupin e 43 vjeçarit, i cili mbetet mister.

Tofik Xhika humbi kontaktet me familjen e tij më 27 dhjetor.

Kanë qenë banorët e fshatit Fushë-Alie që kanë kërkuar fillimisht ndihën e policisë pas denoncimit se 47-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjen.

Ai është parë për herë të fundit në vendin e quajtur ‘Rrethas’, buzë lumit Drini i Zi, aty ku dyshohet se ishte duke peshkuar.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull