HARTA E RE E GJYQËSORIT, NJË ZGJIDHJE “PA ZGJIDHJE”

3 Minuta Lexim

Fundvitin e shkuar krerët e drejtësise prezantuan me bujëe pompozitet shpikjen e rradhës, apo “hartën e re” të gjyqësorit që do të implementohet së shpejti, një “zgjidhje” kjo pa zgjidhje që po u serviret sërish qytetarëve të këtij vendi…

Nga Denisa DAKA –

Sapo është vendosur qe 10 gjykata apeli ne vend te shkrihen te gjitha ne rradhe, per t’ia lene vendin nje gjykate te vetme ne Tiranë. Por a mund te kete drejtesi per qytetarin duke i mohuar sejcilit aksesin ne dhenien e drejtesise?!

Te gjithe prisnin rritjen e numrit te gjyqtarëve ne gjykatat e vendit, ne menyre qe qytetarit e biznesit ti ofrohej dhenia e drejtesise ne kohen e duhur posaçerisht. Por jo or miq, me gjase kete “bonus” ne favor te tyre, nuk e desheron me askush ne kete vend.

Nga Saranda ne Tropoje qytetaret shqiptaret kudo ndodhen, avokatet e tyre gjithashtu, te cilet te gjithe sebashku presin prej vitesh te zgjidhin hallet e pafundme me drejtesine, do t’u duhet te mbathin kuajt per te ardhur ne Tirane, sa here Gjykata e Apelit ketu, t’i beje me dije zyrtarisht, per tu degjuar para trupit gjykues…!

Me shume gjase, dhjetra kolege tanet qe ushtrojne aktivitetin e tyre jashte Tiranes, nuk do te mund te perballojne kostot e larta per kete shkak, duke rrezikuar te mbyllin qepenat e zyrave te tyre pergjithmone.

Nderkaq shpenzime extra per nje duzine gjygjtaresh e prokuroresh qe do te mberrijne dite pas dite nga qytete te ndryshme te vendit, per tu bere pjese e trupave gjygjesore ketu, apo nje zinxhir kostosh ne rradhe, do te rendojne serish ne xhepat e taksapaguesve shqiptare.

Çdonjeri nga 6 gjygjtaret (e mbetur) sot ne Gjykaten e Apelit ne Tirane, ka mbi tryezen e tij te punes rreth 2800 dosje qe presin te shqyrtohen prej tyre qe prej vitit 2016…! E te mund te perceptosh qe ketij stoku surreal dosjesh t’i shtohen nje duzine te tjerash ne rradhe, i bie kesisoj qe situata te kaperceje kufijte e nje perceptimi normal.

Pak shqiptare shpresojne paskesaj qe problemet e tyre te marrin udhe ne gjallje te tyre…!
E pothuaj te gjithe sebashku vleresojne njezeri qe drejtesia e vonuar eshte drejtesi e mohuar!
Keto jane pasojat e vendimeve te pakonsultuara, te cilat po kthehen ne makth per shume syresh ne kete vend.

E njejta skeme u implementua dhe para shume vitesh por e gjitha rezultoi deshtim.
Por e gjitha kjo nuk pengoi askend, te perseriste te njejten tollovitje serish.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull