Kolesteroli i festave të fundvitit/ Çfarë duhet të hani për ta eleminuar në 3 ditë

2 Minuta Lexim

E keni ekzagjeruar me ushqimet gjatë festave të fund vitit dhe vijimit të ngënies me tepri gjatë këtij muaji? Ndiqni këshillat për të zbuluar se çfarë mund të bëni për të ulur tensionin dhe kolesterolin. Mes përsheshit, mishit të gjelit të detit, bakllavasë apo dhe sallatës ruse, në fundvit dhe javët e para të vitit pasues, organizmi pëson një rëndesë.

Organi që preket direkt nga një prishje e tillë në rutinën e ushqimit është zemra në formën e rritjes së nivelit të kolesterolit. Nëse keni vënë re një çekuilibrim të tensionit, kjo shenjë vjen si pasojë e rritjes së nivelit të kolesterolit. Duke qenë se kolesteroli bllokon arteriet, gjaku që qarkullon në to ka një presion më të lartë, dhe kështu dëmtohet zemra.

Si të hani ushqimet më të mira për të ulur kolesterolin
Në mëngjes
250 gr fruta të stinës,

Drithëra të ndryshme të shoqëruara me një gotë qumësht, ose mund të përdorni kosin, i cili është produkti më i mirë për të ulur tensionin e lartë.

Mes mëngjesit dhe drekës
Një biskotë me drithëra integrale, kos dhe tre-katër arra.

Në drekë
Nëse mundeni, përpiquni të shmangi karbohidratet. Duke thënë këtë ju japim tre mundësi zgjedhjeje: Një pjatë me perime të ziera, vezë dhe bishtajore. Një porcion me mish të bardhë (pulë apo peshk) dhe perime të ndryshme si kungulleshka apo patëllxhanë. Peshk i gatuar në avull me oriz, mundësisht integral i shoqëruar me perime në avull.

Si ëmbëlsirë
Një filxhan me mollë ose fruta të prera të pjekura në furrë.

Përpara se të flini
Gjatë mbrëmjes, përpara se të flini mund të konsumoni një gotë me qumësht pa yndyrë me një lugë mjaltë mundësisht gështenje. Kjo pije arrin të pastrojë mbetjet yndyrore nga enët e gjakut si dhe nxit prodhimin e kolesterolit të mirë. Pra përveç se ju siguron një gjumë të rehatshëm, ky kombinim ju mbron arteriet dhe zemrën. /AgroWeb

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull