Rritja e çmimit të gazit po krijon kaos në Kazakistan ku qindra njerëz kanë dalë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e presidentit.
Sot presidenti pranoi dorëheqjen e tij dhe shpalli zona emergjente të vendit, ndërsa më shumë se 200 protestues janë arrestuar dhe 100 policë kanë mbetur të plagosur.
Këto protesta, duke përfshirë demonstrimin e mijëra njerëzve që u shpërndanë nga forcat e sigurisë duke hedhur bomba flash dhe gaz lotsjellës gjatë natës në Almaty, kryeqyteti financiar i Kazakistanit, janë një dukuri e rrallë në Kazakistan.