Gazetari i njohur shqiptar i Kosovës, Hysni Syla ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një makinë në Mitrovicë.
Mediat kosovare bëjnë me dije se gazetari ka qenë duke ecur në këmbë, kur është përplasur nga një makinë.
Ai ka marrë plagë të shumta dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
“Rr. Shemsi Ahmeti, Mitrovicë Jug. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Si pasoj, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Hysni Syla një kohë të gjatë ka shërbyer si zëdhënës i Komunës së Mitrovicës dhe njëherësh ishte zëdhënësi i parë i kësaj komune.
Ai në vitin 2012 mbajti postin e drejtorit të Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”në Mitrovicë.
Hysni Syla ka punuar edhe si gazetar si dhe ka drejtuar Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë.
Ai u nda nga jeta në moshën 71-vjeçare”njofton policia.