Dyert e mbyllura në selinë e PD-së, reagon Gazment Bardhi

2 Minuta Lexim

Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka sqaruar arsyen përse dyer e selisë blu qëndrojnë të mbyllura.

Gjatë një deklarate për mediat, Bardhi tha se Flamur Noka së bashku me deputetë të tjerë demokratë tha se duhet të njoftojë me telefon administratën pastaj të futet në selinë e PD-së.

“Në godinën e PD-së në ambientet e brendshme të saj janë duke u kryer punime, ky është një fakt i njohur publik, nuk kanë përse të vijnë të trokasin. Dyert e partisë nuk do të qëndrojnë të mbyllura. Ju do të futeni brenda pasi në selinë e PD-së po shtohen ambientet e punës dhe koha e llafeve ka mbaruar në 18 dhjetor. Ata kanë betejën për karrige ndërsa institucionet e Partisë Demokratike janë në betejë për regjimin e Edi Ramës. Selia është e hapur për çdo demokrat të sakrificat dhe do të jetë e mbyllur për cdo trafikant të drogës që ka qenë në krah të Sali Berishës dhe mbështetësve të tij. Sot Noka së bashku me kolegët e tjerë kanë ardhur në derë dhe trokasin pa na njoftuar. Nëse duan të vijnë duhet të marrin në telefon administratën t’i hapë derën. Është e lejuar të futet çdo deputet në selinë e PD por pa shoqëruar nga elementë kriminale. Çdo deputet apo anëtar i PD është i lirë të futet në selinë e PD-së nuk është e ndaluar. Sot disa prej kolegëve sot ishin të pashoqëruar me ata që shkallmojnë dyert e PD-së”, tha Gazment Bardhi.

Vlen të kujtojmë se ditën e sotme Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka mbërritur në selinë blu por derra kryesore dhe të gjitha portat hyrëse qëndronin të mbyllura.

Flamur Noka , i cili i printe grupit të deputetëve, e quajti Lulzim Bashës peng të Edi Ramës, ndërkohë që tha se kjo situatë do të marrë fund në datën 8 janar, kur Berisha ka thirru një protestë kombëtare për nxjerrjen e kreut të PD-së nga zyra.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull