Marrëzia dhe arsyeja, janë dy faqe të së njëjtës medalje, me emër NJERI

8 Minuta Lexim
Nga Xhovalin DELIA-
Marrëzia është kusht themelor i jetës njerëzore. Madje është forca më pjellore falë së cilës eksperienca njerëzore ka në Panteonin e saj plot gjëra të mira per tu mburrur e të liga per tu turpëruar e mësuar. Dashuria, arti, letërsia, shkenca, politika janë produkt i marrëzisë njerëzore. Është nëna natyrë, Ajo, që përgatit këtë llojë “energjie” pjellës së vet per ta udhëzuar atë, drejt asaj që Ajo(natyra) do. Individët e “jashtëzakonshëm” nuk janë gjë tjetër veçse kapriçot e natyrës.
Marrëzia është pjellore, racionalia është kujdestarja shterpe që shërben për të rritur e mirëmbajtur pjellën e marrëzisë….
… perla e bukur që na magjeps, nuk është gjë tjetër veçse produkt i sëmundjes së guackës….
Ajo që ndodhi dje në Tiranë, në “shtëpinë e lirisë” është marrëzi normale njerëzore. Natyrisht nuk është perlë, përkundrazi. Është një nga krizat e sëmundjes së klasës politike lindur me virus që në gjenezë. Si çdo krizë, edhe ajo e djeshmja ishte një performancë e shëmtuar, por në të njëjtën kohë është e shëndetshme. Herët a vonë do të pjellë “perlën” e vet.
Të dy, “babë e birë”, në konflikt janë burra të mirë e të mënçur. Janë kushtet e pazakonta individuale personale që i çuan në një marrëzi të pazakontë. Ankohen për një gjë, ju dhëmb një tjetër e rrënojnë një të tretë gjë, shtëpinë e veprën e tyre.
Baba Sali e Ka me Atin, që e ka dënuar politikisht “non grata” e po ia nxjerr të birit politik që e ka përzënë nga shpia. Një performancë mjerane, sa e turpshme aq njerëzore. Ndihmon shqiptarët të zgjohen nga ëndrra e keqe e të njohin limitet e tyre.
Pa hyrë në meritë të çështjes, babai demokrat mund të jetë mëkatari i Botës, por realisht është dënuar pa u gjykuar. Është një peshë e madhe per një lider me karakter e permasa si Berisha.
Para një fatkeqësie të tillë Sokrati, si qytetar i bindur para ligjit, (i drejtë apo i gabuar) pranoi padrejtësinë në emer të ligjit. Madje refuzoi të korruptohet dhe pranoj dënimin e padrejtë me vdekje, i bindur se e kishte kryer misionin e tij para dishepujve e vendit të tij. Nuk ishte një e papritur, e kishte kalkuluar një paradoks të tillë duke njohur natyrën njerëzor e veçanërisht raportin marrëzi arsye.
Ndryshe nga kojshija jonë antik, Sali Berisha është deklasuar nga superfuqia botërore USA, politikisht por jo me vdekje. Edhe nëse do të ishte dënuar me vdekje dhe padrejtësisht, një burrë i drejtë, që në princip i ka shërbyer demokracisë, siç ai pretendon dhe, nëse është kështu me të drejtë do të donte të pushonte në Panteonin historik shqiptar, rruga e tij do të ishte kjo:
1. Po, unë i nënshkruari Sali Ramë Berisha, jam ky që jam. Kam bërë këtë, e këtë e nuk kam bërë këtë e as atë tjetrën. Nëse shtëpia e bardhë, tempulli i demokracisë, në të cilin kam besuar e besoj e më ka besuar kombin tim per 30 vjet siç Zoti i besoj Abrahamit Izraelin, në emër të ligjit, jam gati të sakrifikohem per partinë e per vendin tim. Ja tesra e PD -së, ja edhe mandati i popullit. kur të keni fabrikuar prangat hajdeni më merrni. Më gjeni në kopësht duke lozur me nipat e mbesat e mia.
2. Në se ju Sali Berisha mendoni se deklasimi politik është vërtetë një kurth i lig politik nga hijenat politike që nuk mungojnë në Shqipëri e as në shtëpinë e bardhë, në emër të ligjit e në shërbim të drejtësisë, ki kurajon qytetare të përballesh edhe me të plotëfuqishmin e tokës. Mbase nuk do të fitosh gjyqin, por do shpëtosh shpirtin, fytyrën e nderin që vlejnë më shumë se tesera e PD e mandati i një komuniteti e gjithë pasuria e karriera sëbashku.
Ky do të ishte shërbimi më i madh që qytetari Sali Ramë Berisha do t’i bënte themeluesit të PD-së, ish kryetarit të saj legjendar, ish presidentit të republikës e ish kryeministrit të Shqipërisë per më shumë se një mandat.
Mendohu, reflekto. Nuk është çështje personale e vetëm Sali Berishës, por e gjithë Shqipërisë. Nuk është vonë kurrë për vepra të mira. ….edhe një dekikë pa dekë, del e tepron me u koritë o me u nderu…
…edhe dashamiri jot Edi Rama, që e do shumë historinë, do të ishte i lumtur e krenar të të kishte gjiton në dhomën paranë, në Panteonin historik politik kombëtar…
Ajo çka Sokrati antik ka thënë e Ka bërë një dekikë para se me dekë, është sot një ndër kolonat e tempullit demokratik mbi të cilën qëndron shtëpia e bardhë, që ju ka deklasuar ju si “non grata”.
Per një qëllim të lartë, ja vlenë të pranosh në heshtje si Sokrati edhe padrejtësinë por gjithashtu ia vlenë të përballesh si qytetar i ndershëm (në se je i tillë) në fund të jetës e të karrierës. Zgjedhja ju takon ju.
Deri këtu ke ardhur në kalin e hazdisur ngjyra ngjyra të marrëzisë. Tani është koha e trëndafilave të bardhë, e urtësisë. Rruga e ndershme është më e thjeshta per ju dhe më e dobishme për të gjithë…
“… con Dio non si può avere faccia a faccia, perché Dio ha tutte le faccie…” thotë një poet hebre franzez…
Në shqip përkthehet keq por po provoj:
…me zotin nuk mund të përballesh sy më sy e dhëmb për dhëmb sepse Zoti ka të gjitha fytyrat…
Dhe unë shtoj: Zoti vetë është marrëzia, nuk është arsyeja, pra nuk mund të ketë një “ballë përballë” racionale me të plotëfuqishmin shumë planësh…
Sokrati e njihte shumëfytyrësinë e të plotëfuqishmit, e dinte që është marrëzia e nuk mund të arsyetohet me të ndaj pranoi ndëshkimin e padrejtë pa u ankuar, madje refuzon mëshirën/Sconton në dënim…o zot sa dinjitoze !… e po aq e thjeshtë…mjafton të mos kesh frikë per ato pak ditë jetë që humbet, e mbi të gjitha të kesh respekt per veten tënde e të kesh kurajon të vdesësh me dinjitet.
Kur marrëzia shtrohet në shinat e arsyes jeta bëhet më e thjeshtë…e individi që arrinë ti vejë në holli si një “pendë qe”, (marrëzinë e arsyen) mund të mos bëhet mbret por jeton e nderohet si njeri i mbarë…mbase vonë por nuk harron, edhe pas vdekjes adhurohet e bëhet pikë referimi…
Sidoqoftë, çudia më e madhe zgjat tre ditë. Nesër do jetë harruar nga një tjetër çudi, mbase më e marrë se ajo e djeshmja… është forca e natyrës motori i jetës dhe i shoqërisë, ne jemi veçse pupla në krahët e saj…
Një të dielë të mbarë!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull