Trafiku dhe i ftohti vranë 22 njerëz brenda makinave, dëshmitë prekëse

1 Minuta Lexim

Reshjet e mëdha të borës kanë shkaktuar 22 viktima në Pakistan dhe ngjarja e rëndë u bë virale në të gjithë botën.

Një turiste e bllokuar në makinën e saj për orë të tëra tha se “ka parë vdekjen me sy” ndërsa priste për ndihmë.

Samina ishte një nga mijëra personat që nxituan për të parë reshjet e borës dimërore në qytetin Murree në majë të kodrës.

Por një stuhi të premten kishte thyer pemë dhe kishte bllokuar rrugët brenda dhe jashtë qytetit.

Rreth 1000 automjete u bllokuan dhe të paktën 22 njerëz vdiqën, duke përfshirë dy familje të mëdha.

Samina tha për BBC se ishte larguar nga shtëpia e saj në orën 16:00 me kohën lokale për të udhëtuar në Murree, por e gjeti veten mes të bllokuarve në borë.

“Shihja vdekjen para meje”, tha Samina. “… Nuk mund ta shpjegoj me fjalë se çfarë po kaloja”.

“Ne po luteshim që Zoti të na ndihmonte dhe të mos vdisnim”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull