Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë një mot të qëndrueshëm dhe pa reshje.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku variojnë: në zonat malore, nga -4°C në 07°C, në zonat e ulëta nga 04°C në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 06°C në 14°C.
Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndejshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -5°C në 00°C dhe në zonat e ulëta nga 00°C në 07°C.