Humb jetën në aksidentin horror futbollisti 27-vjeçar

1 Minuta Lexim

Shoku i ekipit të Sokol Cikalleshit, Endri Çekiçit dhe Zymer Bytyqi, ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik.

Bëhet fjalë për mbrojtësis 27-vjeçar, Ahmet Yilmaz Calik që pësoi një aksident të frikshëm në autostradë ku makina e tij doli nga rruga dhe u përmbys disa herë.

Sipas raportimeve të mjekëve, lojtari turk kishte humbur jetën në vend.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:00 të mëngjesit teksa klubi i Konyaspor ndau dhe lajmin e hidhur me tifozët.

Të gjithë klubet e medha ne Turqi shprehën mesazhe ngushëllimi për mbrojtësin që ka veshur më parë edhe fanellën e Galatasaray e gjithashti ka luajtur disa ndeshje me përfaqësuesen turke.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull